Ky njeri asht çelësi i formimit të Qeverisë, e merr telefonatën e parë! (foto)

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, edhe pse po del si ma i votuemi në zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit, pothuejse ka me pasë të pamundun me formue Qeverinë, vetëm me minoritetet, tue përfshi këtu edhe Listën Serbe.

Mundësia e vetme që i nominuemi për Kryeministër i PAN, Ramush Haradinaj, të mundet me kalue në Kuvend formimin e Qeverisë, asht marrja në koalicion paszgjedhor edhe i ndonji partie tjetër parlamentare.

PAN pritet që t’i ketë 37-38 deputetë, dhe për me arritë minimumin e nevojëshëm prej 61 deputetëve, përveç 20 deputetëve të minoriteve, u duhen edhe rreth pesë deputetë të tjerë.

Nji mundësi e tillë, asht që çelësi i formimit të qeverisë së ardhshme me qenë Behgjet Pacolli, mbasi LDK e VV po deklarohen kategorikisht kundër ndonji koalicioni mbaszgjedhor me PAN.

Gazeta Metro, nga burime të afërta me koalicionin PAN, ka mësue se Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, vetëm se ka vendos kontaktet e para me Behgjet Pacollin, për me shikue mundësitë e përfshimjes së këtij të fundit në koalicion mbaszgjedhor.

Siç mësohet, ata nuk janë thellue në negociata, mbasi duhet prit ende për me pa se sa deputetë ka me i marrë AKR, e cila asht në koalicion parazgjedhor me LDK’n dhe Alternativën.

Këto burime i kanë thanë Gazetës Metro, se Veseli dhe Pacolli, e kanë lanë të hapun mundësinë e vazhdimit të bisedave për përfshimjen e AKR’s në koalicion.

 

pacolli