Ky njeri don me u kthye si president!

Avokati i presidentit të përmbysun të Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thanë se ky i fundit deshiron të kthehet n’Ukrainë dhe të sherbejë si president.

Tue fol në nji intervistë për gazetën Glavkom, avokati Vitaly Sergyuk ka thanë se Yanukovych e ka ndërmend “të kthehet n’Ukrainë” dhe se “do të ndërmerren hapa ligjorë në lidhje me këtë”.

Sergyuk ka thanë se Yanukovych nuk e ka zhvesh veten nga detyrat e presidentit dhe se procedura për shkarkimin e tij ka shkelë Kushtetutën e Ukrainës.

Yanukovych asht largu nga Ukraina në fund të Fror’it 2014, mbas disa muejsh protesta kundër tij, të cilat kanë lanë dhetna njerëz të vdekun në Kiev.

Shumica e deputetëve në Parlamentin e Ukrainës, më 22 Fror, 2016, kanë votu për të largu Yanukovychin nga pushteti, tue përmend si arsye braktisjen e zyrës dhe vdekjen e ma shumë se 80 protestuesve dhe policëve në ditët përpara se të largohej.