Ky njeri kishte në plan mbramë me çue n’hava Qeverinë e Serbisë

Nji person i armatosun me emën Miroslav Stankovski e ka pasë në plan mbramë që që me çue n’hava Qeverinë e Serbisë.

Personi në fjalë asht arrestue në orët e para të mëngjesit mbas nji operacioni që zgjati tri orë, shkruen Index.hr.

39 vjeçari kishte mbushë nji kerr me eksplozivë, ndërsa me vete kishte edhe dy granata dore.

Ky atentat vije vetëm nji ditë mbasi Ministri i mbrendshëm serb, Nebojsha Stefanovic vendosi që shteti m’i shpallë luftë krimit.

hapsenje-ispred-zgrade-vlad_620x0

napadvladasrbijescreenshot9337a

v_1476605373-6680303