Ky paralajmërim shokues vjen prej Rusie për Luftën e III Botnore!

rusiaaaatanke

Nji paralajmërim i frigshëm ka ardhë nga Rusia dhe asht Sergei Aleksandrovich Markov, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, që ka deklarue se lufta mundet me nisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të 8 Nandorit.

“Këto janë tensionet ma serioze mes Moskës dhe Washingtonit prej dekadash. Lufta mundet me nisë përpara 8 Nandorit. Personalisht kam nis me mbledh rezerva ushqimore, për me u mshef nëse nis lufta. Ju sugjeroj me ba të njajtën gja”, tha Markov.

Markov asht i njohun me deklarata të natyrës së luftës, ku më parë kishte parashikue nji luftë në kufinin me Ukrainën.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritë në masë të madhe kohëve të fundit, mbas invazionit të Rusisë në Ukrainë dhe bombardimeve të saj në Siri.

Gatishmëninë e saj luftarake, Rusia asht tue e reklamue ditëve të fundit edhe ndaj shteteve europianë, tue shkelë hapësinat ajrore dhe detare të tyne.

 

putiniiii