Ky pritet me u emnue ministër i ri i Mjedisit

Partia e Drejtësisë (PD) do të udhëheqë përsëri me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor edhe mbas dorëheqjes së ish-ministrit, Ferid Agani, ndaj të cilit asht ngrit aktakuzë për “Keqpërdorim” sa ishte ministër i Shëndetësisë në mandatin e kaluem të Qeverisë.

Burime të gazetës “Zëri” bajnë të ditun se në vend të Ferid Aganit, ministër i ri i Mjedisit pritet me u emnue nënkryetari i Partisë së Drejtësisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Jeton Svirca.

“Udhëheqja e Partisë së Drejtësisë tashma ka caktue nënkryetarin dhe ish-deputetin Jeton Svirca si kandidat për ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vend të Ferid Aganit, i cili dha dorëheqje për shkak të nji aktakuze të ngritun ndaj tij”, ka thanë ky burim.

Mirëpo, për me u realizue kjo Partia e Drejtësisë po pret të konsultohet edhe me partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës, përkatësisht kreun e saj, Kadri Veselin.