Ky raport i UNICEF për fëmi ka me ju lanë pa mend!

Rreth 300 milionë femi në botë jetojnë në zona me ajër shumë toksik, thuhet në nji raport të Fondacionit për Femi të Kombeve të Bashkueme – UNICEF.

Rreth 220 milionë e këtyne femive jetojnë në Azinë Jugore, në zona ku ndotja e ajrit asht gjashtë herë ma e naltë se normat ndërkombëtare, të vëna nga Organizata Botnore e Shendetësisë.

Drejtori ekzekutiv i UNICEF’it, Anthony Lake, tha se ndotja e ajrit asht nji “faktor i madh kontribues në vdekjen e rreth 600,000 femive nën pesë vjeç çdo vit”.

UNICEF u bani thirrje qeverive, të cilat do të takohen në Marok muejin e ardhshëm për me bisedue për ngrohjen globale, që të kufizojnë perdorimin e landëve të caktueme djegëse.

“Asnji shoqni nuk mundet me përballue injorimin e ndotjes së ajrit”, tha Lake.