Ky rrefim ju prekë, marinari që shpetoi dheta njerëz n’Orlando

Veterani i Marinës amerikane, Imran Yousuf ka shpëtue jetën e disa njerëzve gjatë të shtënave në nji klub nate n’Orlando, SHBA.

Të Diellën n’orët e hershme të mëngjesit, nji sulmues i quejtun Omar Mateen kishte sulmue nji klub nate, tue qëllue për vdekje 49 veta dhe tue plagos 53 të tjerë, përcjell Telegrafi.

Yousuf, nji hindu i cili shërbeu si nji marinar në Afganistan, rrëfen për fatin e tij të mirë, nuk ishte përball me të armatosunin, Omar Mateen, gjatë të shtënave.

“Të gjithë ishin të shokuem. Kishte tre ose katër të shtëna fillimisht”, ka rrëfye ai për CBS.

Ai ka tregue se ka pa njerëzit tue ikë nga korridori nga ku edhe kishte nji derë dalëse.

Por kishte nji problem: Derën n’atë kohë askush nuk guxonte me hapë.

“Unë bërtisja hape derën! hape derën, dhe askush nuk lëvizte, sepse ata ishin të frigësuem”, shpjegon ai.

“Kishte vetëm nji zgjedhje. Ose të gjithë të qëndrojnë atje dhe të gjithë vdesin, ose të shfrytëzonim mundësinë. Dhe unë u hodha për me hap atë shul, pastaj kuptuem se mundemi me u largue prej aty”.

Yousuf vlerëson se rreth 60 ose 70 njerëz ishin në gjendje për me shpëtue nga ajo derë.

Mbasi ai e hapi derën, njerëzit erdhën “përmbytshëm” nga klubi i famshëm i natës n’Orlando, ka thanë ai.