Ky shtet që nuk na njeh asht pro liberalizimit për Kosovën

lajcak

Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak ka thanë se Sllovakia nuk sheh ndonji problem që shtetasit e Turqisë, me udhëtue pa viza në Bashkimin Europian, si dhe ajo e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Lajçak tha se Sllovakia në pergjithësi e vlerëson dhe mbështet liberalizimin e vizave për këto vende.

Mbas rekomandimit nga ana e Komisionit Europian për liberalizim të vizave për Kosovën, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë, vendimi final duhet dhanë nga secili shtet anëtarë i BE’s, veç e veç.

Sllovakia asht njani nga pesë shtetet anëtare të BE’s, që ende nuk e ka njoft Kosovën, por pamvarësisht kësaj ajo ka njoft pasaportat e shtetit të ri t’Europës, e edhe asht pro liberalizimit.