Ky shtet teston armën që zhduk nji shtet mbrenda sekondash!

rusiaaaa

Bota nuk ka ma iluzione: Gara e armatimeve jo vetëm që nuk asht ndalë, por po bahet ma e frikshme.

Mbas raportimeve se Kina ka testue nji raketë bërthamore (Dongfeng-41) kaq të frikshme, sa mund të shkatërrojë Londrën mbrenda gjysë ore, ja ky vjen nji lajm prej Rusie.

Simbas Mirror, ky vend po përgaditet me testue nji armë berthamore kaq të fuqishme, sa mund të shkatërrojë nji vend mbrenda pak sekondash.

Raketa “Satan 2” thuhet se asht arma ma e fuqishme e prodhueme ndonjiherë dhe asht e pajisun me teknologji ‘stealth’, që do të thotë se i shmanget sistemit të radarëve armiq.

Kjo armë po prodhohet me qellimin që të mbjellë frigë në zemrat e shefave t’ushtrive në Perëndim, mbasi nuk ka asnji sistem të mbrojtjes anti-raketa që mundet me ndalue.

Emni zyrtar asht RS-28 Sarmat dhe do të zavendësojë raketat e vjetra sovjetike R-36M.

Asht kaq e fuqishme sa ekspertët ushtarakë të NATO’s ja kanë vënë emnin Satan.

Mediat ruse thonë se kjo raketë do ketë disa mbushje bërthamore, tue ba të mundun me shkatërrue nji sipërfaqe sa ajo e Francës apo e Texasit.

Raketa do ketë nji rreze prej 10 mijë kilometrash, çka do i lejojë Moskës të sulmojë qytete europiane si Londra, por edhe qytete të mëdha amerikane.

Testimet pritet të kryhen këtë verë, ndërsa thuhet se raketa do jetë në shërbim aktiv përpara vitit 2020.