Ky skandal seksual e shkarkoi kryetarin e Bashkisë së Dibrës!

ramashukrieu

Sali Berishës ju deshën diçka ma pak se katër minuta që të vendoste për shkarkimin e ministrit të tij, të kapun në nji skandal seksual.

Edi Ramës ju deshën ma shumë se katër minuta për të shkarkue kryetarin e Bashkisë së Dibrës.

Megjithëse ishte paralajmërue që nji natë ma parë, qeveria e ka shkarkue të Premten në mëngjes Shukri Xhelilin.

“Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra për shkak të shkeljeve të randa të kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili,” thuhet në vendimin e shkurtë.

Kur e prezentoi si kandidat për kryebashkiak të Dibrës, Edi Rama u shpreh se Xhelili nuk do të ishte nji pehlivan si rivali demokrat, por nji shërbëtor i qytetarëve.

 

 

Vendimi-576x1024