Ky sondazh i amerikanëve për Trump’in ka me ju befasue!

Dy javë mbas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shumica e amerikanëve thonë se presidenti i sapo zgjedhun, Donald Trump, ka me ba punë të mirë si President.

Por, pak prej tyne e aprovojnë mënyrën se si Trump asht marrë me tranzicionin deri tash të kalimit të pushtetit nga Obama te Trump, simbas nji sondazhi të ri të CNN/ORC.

Nji shumicë e ngushtë (53%) e amerikanëve mendojnë se Trump ka me ba nji punë shumë të drejtë apo të mirë si president, ndërsa 40% thonë se kanë shumë besim në Trumpin për me u marrë me ekonominë.

Kjo përqindje e ka tejkalue përqindjen e besimit që amerikanët kishin tregue për Barack Obaman, George W.Bush, Bill Clinton apo Ronald Reagan, para inaugurimeve të tyne si President.