Ky studim për ateistët tash ka me ju çuditë

Njerëzit fetarë janë ma tolerant ndaj mendimeve ndryshe sesa ateistët, simbas hulumtuesve në nji universitet të krishtenë.

Simbas studimit me 288 persona në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë, ateistët dhe agnostikët e shohim veten si më mendje hapun se besimtarët, por në fakt janë ma pak tolerant ndaj mendimeve dhe ideve ndryshe.

Besimtarët i perceptojnë dhe integrojnë ma mirë perspektivat ndamëse, simbas studiuesve psikologjikë n’Universitetin Katolik të Louvain-it (UCL), universitetin ma të madh në gjuhën frënge në Belgjikë.

Filip Uzarevic, i cili e ka bashkë-shkrue studimin, ka thanë se mesazhi i tij asht se personat me mendje të mbyllun nuk gjendet patjetër në mesin e besimtarëve.

Ai i ka studiue tri aspekte të ngurtësisë mendore në 445 ateistë dhe agnostikë, në 225 të krishtenë dhe në nji grup prej 37 budistëve, myslimanëve dhe hebrejve.

Studimi pohon se jobesimtarët kanë shenue nji nivel ma t’ulët sesa besimtarët në dogmatizmin e vet raportue, por nji nivel ma të naltë në jo tolerancën e matun msheftas.