Ky ushtar turk kallxon qysh u tradhtuen nga komandantet e tyne!

Jo të gjithë ushtarët puçistë në Turqi, kanë qenë në dijeni se çfarë po ndodhë në shtetin e tyne.

Ata papritmas u banë pjesë e rrjetit të komandantëve të tyne për me ba grusht shtet në Turqi.

Madje nji ushtarë i marr peng nga qytetarët ndegjohet tue thanë se nuk e di se çfarë po ndodhë, por thotë se janë tue ba ushtrime në praktik.

“Neve na mashtruen zotni…na than se kemi ushtrime praktike…na mashtruen komandantet, na than se ka ushtrime ka praktik dhe përfunduem këtu…nuk e di se si na tradhtuen komandantët…dy shok i kemi të plagosun….si ka mundësi na me tradhëtu atdheun s’ka mundesi”, ndigjohet ushtari tue ju përgjigj qytetarëve.