Ky vend e debon kosovarin Gafurr Dibranin, si të dyshuem për terrorizëm!

Agjencia e lajmeve ANSA ka njoftue se asht dëbue nga Italia kosovari i dyshuem për terrorizëm.

Gafurr Dibrani ka qenë i arrestuem për dyshimet për terrorizëm, por pastaj asht lëshue nga gjykata në mungesë të provave.

24-vjeçari kosovar ka jetue në Fiesse pranë Brescia për 10 vjet, u denue për në Kosovë mbas nji peticioni të zhvilluem nga Ministria e Mbrendshme, e cila asht miratue nga gjykata.

Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, ka thanë se hetimet kanë kallxue se i hueji asht i lidhun me nji rrjet të nji luftari maroken, i cili ishte largue nga Brescia më 2013 për me shkue në Siri dhe Irak për me ju bashkue t’ashtuquejtunit ‘Shteti Islamik’ (ISIS).

Ministri  italian ka shtue se edhe nji pakistanez 42-vjeçar i “radikalizuem” asht debue të Merkurën nga Italia, kështu tue çue numrin në 127  të dyshuemve për terrorizëm që janë debue nga ky vend që nga Kallnori i vitit 2015.