Ky vend europian kerkon punëtorë. Qe sa asht paga!

Ndërkohë që në Shqipni çdo ditë jemi në kerkim të nji pune ma të mirë, Zvicra ndodhet në krizë për punëtorë.

Rreth nji vit ma parë qeveria dhe sindikata e fermerëve në Zvicër filluen së bashku nji projekt për integrimin e refugjatëve në tregun e punës.

Por, pamvarësisht marketingut të tyne nuk arritën që të gjenin punëtorë në disa punë të caktuem.

Janë rreth 14 ferma që kerkojnë refugjatë për nji vend pune të perkohshëm, për të cilën ata do të paguhen 3200 franga në muej.

Kanë qenë vetëm 6 ferma që kanë mund që në saj të këtij projekti të gjejnë punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e anuluen ofertën e tyne.

Kjo për faktin se nuk gjetën refugjatë.

Ky projekt ka ende kohë deri në 2018’ten, ndërsa në njoftimin e tij Sekretariati Federal për Migracion ban me dije se, kjo do t’i ndihmojë azilkërkuesit dhe refugjatët që të integrohen ma mirë dhe të mesojnë nji nga katër gjuhët e vendit.