Ky vend perfshihet prej protestave të dhunshme

Qyteti francez, Renes, asht pushtue nga protestat të dhunshme kundër reformave të punës të cilat parashohin orare ma të gjata të punës për pagesa më t’ulëta për punëtorët.

“RT” shkruen se protestat janë tue ndodh që nga 31 Marsi i këtij viti, përderisa qinda mija protestues dalin në rrugë nëpër krejt Francën.

Në protestën e fundit, protestuesit ju kanë vanë flaken makinave, e kanë sulmue nji bankë, i kanë vandalizue ndërtesat, kanë hedh sende në City Hall dhe kanë shkrue sllogane nepër mure.

Si kundërpërgjigje, policia ka tentue me i shpërnda protestuesit tue përdor gaz lotsjellës.