Ky vend po e shqyrton vendimin për njoftjen e Kosovës

Ministrja në largim për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Geneva ka takue ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ahmed Ghandour, me ç’rast ka kërkue njoftjen e shtetit të Kosovës nga Sudani.

Ministrja Tahiri ka theksue se pamvarësia e Kosovës dhe progresi që asht ba në zhvillimin e shtetit dhe integrimet euro-atlantike janë argumente të qëndrueshme dhe bindëse që Sudani me e njoftë pamvarësinë e Kosovës. Ajo ma tutje theksoi se pamvarësia e Kosovës asht në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetue ligjshmëninë e deklaratës së pamvarësisë së Kosovës.

Nga ana e tij, ministri Ghandour, shprehu kënaqësinë për këtë takim me ministren Tahiri tue thanë se vendi i tij përcjellë me vëmendje të veçantë përparimet dhe i vlerëson naltë arritjet e Kosovës si dhe pjekuninë politike që po e dëshmon Kosova si faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Ministri i Jashtëm Ghandour tha se Sudani asht tue e shqyrtue me seriozitet vendimin për njoftjen e shtetit të Kosovës dhe se në këtë drejtim mundet me dhanë sinjale pozitive.