Ky zyrtar amerikan ja shuen shpresat Ballkanit

yee

Në nji intervistë për revistën serbe, NIN, Zavendës ndihmësi i Sekretit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thanë se Ballkani Perëndimor asht larg anëtarësimit në BE.

“Prioriteti numër nji duhet të jetë zhvillimi ekonomik. Shumica e vendeve në rajon kanë rritur ekonominë në tre deri në katër për qind në vit, por edhe po të ketë zhvillim gjashtë për qind nuk ka m’u arritë mesatarja që duhet për BE. Kjo nuk ka m’u arritë në tri dekadat e ardhshme.

Mos t’i mbyllim sytë ndaj korrupcionit të politikanëve të Ballkanit, edhe pse për zgjedhjen e tyne në pushtet qytetarët janë përgjegjës”, ka thanë Yee.
Karriera e diplomatit amerikan ndaj Ballkanit asht e lidhun me dekada. Në radhë të parë ai kishte qenë pjesë e ngjarjes ma të randësishme në rajon- më 1993 e cila u shoqnue me Marrëveshjen e Dayon’it, në vitin 1999 ai u ul në zyrën e Javier Solanës për m’i ndihmue shtetet për t’ju bashkue me Bashkimin Europian, transmeton lajmi.net.