Ky zyrtar i naltë largohet prej NISME. Qe arsyet e largimit!

nismaa

Njani nga themeluesit e NISMA’s për Kosovën Xhevat Bislimi, sekretar për marrëdhanie me publikun i kësaj partie dhe njiherit ish-deputet i PDK’s ka dhanë dorëheqje nga NISMA.

Bislimi përmes nji statusi të publikuem në profilin e tij në Facebook ka tregu rreth aryseve të largimit nga NISMA për Kosovën.

Simbas tij drejtuesit e këtij subjekti politik e kanë shndërru iniciativën e NISMA’s në nji organizim komunal me karakteristika farefisnore.

Ndërsa arsyeja ma e fuqishme simbas tij ishte koalicioni me AAK’n dhe prishja e opozitës gja kjo e cilësueme si “tinëzare” dhe e damshme.

Ky asht postimi i plotë:

NUK JAM MË NË INICIATIVËN NISMA PËR KOSOVËN

Miq, shokë, familjarë, farefis dhe dashamirë të shumtë,

Te merresh me politike ne nje vend ku lulezon korrupcioni e krimi organizuar qenka e veshtire. Te merresh me politike ne një vend me varfëri dhe papunësi te skajshme nuk qenka e lehte. Por, mbi te gjitha, te merresh me politike ne një vend ku nje pjese e mire e klases pklitike dhe shteterore (elita) eshte e korruptuar, e shantazhuar dhe e kapur qenka shume e veshtire… Megjithatë, jemi te “dënuar” dhe e kemi detyre mbi detyrate tjera te përpiqemi me krejt fuqite tona qe edhe Republika jone te behet plotësisht e pavarur nga Serbia dhe te vendose vet per te ardhmen e saj shqiptare dhe per zhvillim e mirëqenie ekonomike e sociale.

Edhe iniciativa NISMA per Kosovën u themelua me kete synim dhe me këtë dëshirë…

Mirepo, drejtuesit e përkohshëm qe i zgjodhëm doli se kishin synime dhe ambicie tjera! Rezultati i zgjedhjeve parlamentare vërtetoi se kishim krijuar nje subjekt (iniciative) komunale dhe me karakteristika familjare e farefisnore!

Me “terheqjen” e Jakup Krasniqit nga kryetarlleku u terhoqen ose nuk erdhen disa nga themeluesit dhe disa nga ata qe kishin paralajmëruar ardhjen e tyre ne NISMA!
Tendenca ne rritje per ta kontrolluar dhe “sunduar” subjektin dy-tre veta dhe trajtimi i NISMA-se si ndermarrje private e familjare i “detyroi” edhe disa themeluese tjere te largohen nga kjo iniciative!

Ne qe mbetem na mbajti bashkepunimi dhe bashkimi opozitar per kundershtimin e dy marreveshjeve teper te demshme (me Serbine dhe me Malin e Zi) dhe per ndryshimin e qeverisjes se korruptuar…

Antimarreveshja tinzare e “krereve” te NISMA-se me AAK-ne per ta prishur opoziten e bashkuar ia vuri kapakun te tanave dhe e fundosi kete iniciative politike! Prandaj, prej dje edhe une nuk jam më pjese e iniciatives NISMA per Kosoven.
Falënderim dhe nderim per te gjithe ata burra e gra dhe për te gjithë ata djeme e vajza qe u angazhuan me mendje e me zëmër kunder marrëveshjeve te Brukselit per Bashkesine e komunave serbe, kunder marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi dhe kunder qeverisjes qe po e rrenone lirine, demokracine, pavaresine, sovranitetin, ekonomine dhe mireqenien e popullit shqiptar dhe te pakicave ne Republiken e Kosoves!

Xhevat Bislimi (Njeri nga themeluesit e paket te NISMA-se dhe Sekretar i saj per marredhenie me publikun).

 

xhevat-bislimi-1