‘La Informacion’ : Pse po rrezikohet Kosova me u futë në kaos!

“Male, kryesisht të banueme nga rugovasit, kercënojnë Kosovën të zhytet në kaos”.

Kështu fillon lajmin, artikulli i reviztës së famshme nga Amerika Qendrore ”La Informacion”, tue ju referue çashtjes së Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.

Aty thuhet se opozita akuzoi për tradhti, vendimin e dhanë për çashtjen e shenimit të kufinit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Shteti i vogël i Ballkanit, i cili shpalli pamvarësinë nga Serbia në vitin 2008, në Gusht të 2015’tës përfundoi nji marrëveshje me fqinjin e saj për të përcaktue nji kufi.

Kjo asht nji nga kushtet e vendosuna nga Bashkimi Europian, që kosovarët me udhëtue pa viza, e randësishme kjo për nji komb të 1.8 milion njerëzish, shumica prej tyne shqiptarë.
Mbas kësaj marrëveshje të arritun, Kosova duhet me dhanë rreth 8 mijë hektarë me pyje, fusha, lumej dhe kullosa, Malit të Zi.

Në fillim nuk do të paraqiteshin vështirësi midis dy vendeve, të cilat kanë raporte të mira, qysh kur Podgorica ishte nji nga të parët që njohu pamvarësinë e Kosovës.

Por ratifikimi i kësaj marëveshjeje në Parlamentin e Kosovës, u shty persëri dhe persëri – në nji kontekst të dhunshëm, demonstrata, tue fillue me gaz lotësjellës gjatë seancave parlamentare nga ana e deputetëve të opozitës “e po ashtu gjatë natës u hodhën edhe granata dore në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës”, shkruen La Informacion.