La Repubblica: Greqia po shtyn 2000 refugjatë drejt Shqipnisë

Gazeta italiane ‘La Repubblica’ në nji artikull të saj ditën e djeshme shkruen se Greqia po shtyn drejt Shqipninë 2000 refugjatë sirianë të cilët janë blloku në shtetin helen.

Bahet fjalë për 162 sirianët e parë që ndodhen në Konicë të Greqisë, rreth 20 kilometra larg kufinit me vendin tonë.

Simbas gazetës italiane, bahet fjalë për 2 mijë refugjatë dhe jo 162, të cilët do të akomodohen mbas pak ditësh nga autoritetet greke në çadrat e ngrituna në Konicë, me qellim që më pas të transportohen për në Shqipni.

Nji gazetar i ‘La Repubblica’ kishte shku në Konicë për të pa nga afër situatën e krijueme.
Në shkrimin e tij, ai thotë se edhe Italia asht në gatishmëni, mbasi i frikgësohet nji trafiku të qenieve njerëzore nga Shqipnia.