“La Repubblica”: Piloti i avionit të rrxuem, pjesë e klaneve kriminale të drogës dhe armëve

Rrximi i avionit dje në afërsi të lumit Ishëm, i cili drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi, ka marrë edhe vëmendjen e mediave italiane.

Simbas së përditshmes italiane “La Repubblica”, piloti italian Guido Andrea Guidi, dyshohet se ka lidhje me klanet kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, me trafikimin e tyne me avionë përmes pistave sekrete në provincat e Barit e Brindizit.

“La Repubblica” shkruen se nji avion i vogël me nji pilot në bord u rrxue në Shqipni, mbas uljes së detyrueme në nji fushë shumë larg zonave të banueme, në nji vendpushim në Ishëm që ndodhet pak ma shumë se 30 km nga Tirana.

Gazeta përshkruen se avioni asht damtue në krah, ndërsa piloti Guidi ka deklarue se ka qenë i detyruem të bajë ulje emergjente për shkak të nji defekti.