LAA, takim për nxjerrjen e vendit nga kriza politike

Koalicioni LAA ka thirrë për sot nji takim, përmes të cilit pretendon që të gjenden alternativa, simbas tyne për me nxjerre vendin nga kriza politike, mbas zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Për këtë takim, LAA në ftesën e saj të nënshkrueme nga shefi i grupit parlamentar të LDK, Avdullah Hoti, bahet e ditun se pjesëmarrës kanë me qenë edhe deputetët e Vetëvendosjes, dhe të minoriteteve, por duket se kanë përjashtue ata të PAN’it.

Në ftesën që iu asht dërgue mediave për me përcjellë diskutimin, thuhet se të pranishëm kanë me qenë edhe përfaqësues nga shoqnia civile dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët munden me dhanë kontributin e tyne për me gjetë modalitete për me zhbllokue situatën.