Labi i reagon ​ashpër Krasniqit: Mos i fyej komandantët!

Deputeti i AKR’s, Labinot Tahiri, ka kundërshtue fjalimin e deputeti të VV’s të akuzuem për terrorizëm, Frashër Krasniqi, i cili tha se komandantët nuk po kanë guxim me ardhë në seancë, tue ju referue Ramush Haradinajt e Kadri Veselit.

“Nuk kemi ardh në Kuvend për me krijue nji urrejtje mes nesh. Mendoj se gjuha parlamentare asht ndryshe”, tha deputeti i AKR’s gjatë fjalimit të tij në seancën, e cila po vazhdon edhe pse nuk ka kuorum.

“Komandantët kanë gjithmonë guxim. Po të mos ishin ata komandantë, as zotni Mikullovci nuk do t’ishte në këtë Kuvend me drejtue seancën në gjuhën shqipe”, tha tutje Labinot Tahiri, tue ju referue fjalimit në Kuvend të Frashër Krasniqit, deputetit të VV’s, i akuzuem për terrorizëm.

“Institucionet duhet bllokue me gjuhë e jo me urrejtje”, vazhdoi deputeti i AKR’s, që me vonesë ju bashkue seancës së të Hanës, bashkë me kreun e partisë Behgjet Pacolli.