Labi tregon se deri kur nuk e don pagën e deputetit

Deputeti ma i ri në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR, Labinot Tahiri, ka reague lidhun me peticionin e ngritun për mospagimin e deputetëve deri në formimin e institucioneve udhëheqëse të vendit.

Statusi i tij:

Përshëndetje!
Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar Institucionet e Kosovës.
A jeni lodhur të dashur qytetarë?!
E di që jeni lodhur! Të jemi të durueshëm se, ditët e mira do të kthehën në Kosovë, ashtu siq e kemi gëzuar Lirinë e Kosovës.
Ju them të drejtën, këtij lloj peticioni i bashkohem me shumë krenari.
Nuk do të deshiroja, që ta marrë pagën nga Kuvendi kur akoma nuk janë themeluar institucionet e vendit.
Arsyea është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë ti marrim rrogat tona.
Nese Kuvendi, e ndanë rrogën për mua, unë deri ne themelimin e institucioneve, ato rroga do ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në Kosovë.
Bëj apel te të gjithë Deputetët, të jemi më të përgjegjshëm, te kemi mëshirë ndaj vendit e qytetarëve dhe ta marrim parasysh m’llefin e tyre. Thjesht të gjithë të reflektojmë me ma shumë pozitivitet para njerëzve tanë.