Labinot Tahiri tregon qendrimin e tij

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka reague ndaj lajmeve të publikueme sot në media, ku thuhej se fati i Kosovës asht në duert e tij.

Labi në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se nji gja e tillë s’asht e vërtetë, mbasi që për fatin e vendit vendosin populli dhe krejt deputetët e Kuvendit.

Ky asht postimi i plotë i Tahirit:

Republika nuk është në duart e Labinot Tahirit, por është në duart e popullit dhe në përgjegjësinë e të gjithë politikanëve të Kosovës.

Unë po vazhdoj të konsultohem edhe me akademikët e vendit dhe me historianë të vendit tonë për një zgjidhje të kësaj çështjeje.

Sugjerimet e tyre për vendin, jane të dobishme, për faktin se në Parlamentin e Kosovës, nuk po frymon vullnet për zgjidhje te krizave politike, por vazhdimësi e inateve personale dhe partiake. Pra nje trishtim i pa nevojshëm për brezat e ri të politikes!

Është e pa nevojshme dhe shumë hipokrite, kur Lista Serbe, thot se ne nuk do jemi në Kuvend, për arsye derisa partite shqiptare te mirren vesh…! E rendë kjo.

Unë nuk i takoj kësaj loje…!

Kosova, boll ka qenë në ngërç, është mëkat ta vazhdoj traditën e ngërçit derisa njerëzit kërkojnë themelimin e institucioneve.

Me respekt,Labinot Tahiri, deputet i Kuvendit të Kosovës.