Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti bashkohen me AKR’n

Aleanca Kosova e Re ka njoftue se këtij subjekti i janë bashkue ish-deputetët, Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti.

“Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka pritë sot në zyrat e AKR Labinotë Demi–Murtezin si dhe Amir Ahmetin, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, me të cilët ka nënshkrue nji marrëveshje për me ju bashkue listës për deputetë të Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2017. Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, kanë me qenë  pjesë e grupit parlamentar të AKR’s në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR’s, LDK’n dhe të tjerët. Për palët e nënshkrueme lider i kësaj liste asht Behgjet Pacolli”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

unnamed-21-768x309