Labinotë Demi: S’jam largue prej Partisë së Drejtësisë

Deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi ka thanë për lajmi.net se ajo nuk asht largue nga partia e Ferid Aganit.

Demi ka thanë se ajo vazhdon me qenë anëtare e PD dhe se ka dhanë dorëheqje vetëm nga strukturat udhëheqëse, për shkak të parregullsive.

“Unë jam distancue prej menaxhimit të partisë. Kemi pasë nji kuvend pune dje, me disa parregullësi që i kemi identifikue dhe ato mbeten për anëtarësinë dhe strukturat udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë… Nuk bahet fjalë për asnji aderim në ndonji parti tjetër. Don me thanë unë vazhdoj me qenë anëtare e Partisë së Drejtësisë. Nuk kam dhanë dorëheqje nga Partia”, ka deklarue Demi-Murtezi.