Lajçi: Pjesët ma të bukura të vendit ja kanë dhanë Malit të Zi

alilajci

Nënkryetari i AAK’s, Ali Lajçi tha gjatë protestës së sotme të opozitës se pushteti i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit sa ishte në qeveri ja kanë dhanë Malit të Zi pjesët ma strategjike të vendit përmes Demarkacionit.

Ai tha se Kadastra mund të deshmojë se qytetarët e Republikës në ato zona kanë pague taksa në komunën e Pejës, Deçanit dhe përreth.
“Asht nji vendim i nënshkruem prej Qeverisë së Republikës së Kosovës, prej ministrisë së Punëve të Jashtme, këta synojnë këtë vijë kufitare e cila ka prek pikat strategjike dhe i ka marrë pjesët ma të bukura dhe ja ka dhanë Malit të Zi.
Jo i themi dhe kjo nuk duhet me ndodh. Kemi kadastër të cilat deshmojnë se qytetarët e Republikës në ato zona kanë pague taksa në komunën e Pejës Deçanit dhe përreth”, tha Lajçi.