Lajm i keq nga Brukseli, votohet kundër liberalizimit të vizave!

Shumica eurodeputetëve të Komitetit LIBE të Parlamentit Europian votuen kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Votimi kundër vjen si rezultat i mosratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi në Parlamentin e Kosovës më 1 Shtator.

Para fillimit të votimit për Kosovën, përfaqësuesja e posaçme e Parlamentit Europian për Kosovën në Komitetin LIBE, Tanja Fajon ka kërkue nga anëtarët të votojnë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë seancës u kërkue që votimi për Kosovën të shtyhet mbasi që Kosova nuk i ka përmbush kriteret e paraqituna nga Komisioni Europian, por kërkesa nuk u pranue nga kryesuesi i Komitetit.