Lajm i keq për botën: Lideri suprem i ISIS asht gjallë (foto)

Nji lajm i keq vjen për botën, edhe pse organizata ma e  egër terroriste, përgjegjëse për shumë ngjarje të randa n’Europë dhe kontinente të tjera, ISIS, po kalon ditë të vështira dhe asht drejt shkatërrimit.

Agjencia Reuters raporton sot se kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al – Baghdadi ka shumë gjasa me qenë gjallë. Agjencia citon nji zyrtar të naltë kurd të kundërterrorizmit simbas të cilit ka të dhana se al-Baghdadi asht gjallë dhe ai ndodhet në jug të qytetit sirian të Raqqas.

“Baghdadi asht përfundimisht gjallë. Ai nuk ka vdek. Kemi informacione se asht gjallë. Na besojmë 99% se ai asht gjallë”, citon Reuters zyrtarin kurd Lahur Talabany.

Simbas këtij zyrtari ISIS po ndryshon taktikën dhe pamvarësisht goditjeve të randa që ka marrë dhe moralit të ranë, do të duhen edhe 3-4 vjet që ai m’u eliminue. Vdekja e liderit të ISIS u njoftue nga forcat ruse e më pas u pranue nga disa burime. U tha se ai mbeti i vramë në Deir az Zor, por deklarimi i zyrtarit kurd i jep çashtjes tjetër drejtim.

 

1-al-bagdadi 2-albagdadi