Lajm i keq për Hillary Clinton

hillary clinton

Departamenti Amerikan i Shtetit ka me i rifillue hetimet mbi Hillary Clinton mbi çashtjen e emailit personal dhe mënyrën se qysh ajo i ka trajtue materialet e klasifikueme si ‘Top Secret’ në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit.

Kandidates demokrate për Presidente ju tha këtë javë nga FBI’ja se ajo nuk ka me u përballë me akuza penale mbi përdorimin e saj emailit privat, por tash gjanat kanë ndryshue.

Pamvarësisht se FBI’ja tha se nuk kishte veprime të qëllimshme për me damtue sigurinë kombëtare nga ana e Clinton, Departamenti i Shtetit ka me rihapë çashtjen.

Si dhe ish-Sekretare e Shtetit, ajo ka me marrë më vetë në këtë hetim edhe disa nga ish-ndihmësit e saj, të cilët e kanë lanë tashma departamentin.