Lajm i keq për Serbinë nga BE’ja

shpijaeuropa

Me gjithë paralajmërimet që raportet vjetore të progresit të Komisionit Europian për shtetet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian kanë me u publikue deri në fund të Tetorit, nji gja e tillë simbas të gjitha gjasave ka me ndodhë më 9 Nandor, pohojnë jozyrtarisht për të përditshmen beogradase “Danas” përfaqësues diplomatikë në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Burimet e Danas gjithashtu thonë se asht “pothuejse e sigurt” se kapituj të ri në bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk kanë me u hapë deri në fund të Tetorit, ndërkaq si afat i ri për ndërmarrjen e këtyne hapave përmendet mueji Dhetor, por me kusht që Serbia deri në atë kohë të arrijë pajtim me Kosovën për zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike.

“Serbia nuk ka me u tolerue, pritjet e Brukselit janë shumë të qarta, që nënkupton se konferenca e ardhshme ndërqeveritare në të cilën kishin me u hapë kaptinat e reja simbas të gjitha gjasave nuk ka me u thirrë gjatë këtij mueji”, theksojnë diplomatët në Bruksel.