QKUK: 15 vjeçari asht i plagosun ne gju

Pamje Arkiv

Plagosjen e te riut ne Prishtine e ka konfirmue per Televizionin Rrokum edhe zadhanesja e QKUK’s Mirlinda Qyqalla.

Ajo ka thane se 15 vjeçari asht  jashte rrezikut per jete dhe asht i plagosun ne kamben e majt, ma konkretisht ne gju.

Trajtimi i tij asht tue vazhdue ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves.

 

Lajm i keq, plagoset nji 15 vjeçar në Prishtinë

Mediat kanë raortue për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nazif Gafurri” në Prishtinë.

Ndërsa në nji prononcim për Indeksonline zadhanësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka konfirmue se n’ora 14:00 në rrugën ‘Nazim Gafurri’ janë ndigjue të shtëna me armë zjarri ku asht plagos nji person.

“Asht raportue për të shtëna, ku në vendin e ngjarjes ka mbet i plagosun nji person, i cili tashma asht dërgue për tretman mjekësor dhe njisitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thanë Ahmeti.