Lajm i madh: Biblioteka Kombëtare – Mrekulli e arkitekturës moderne

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë, vepër e arkitektit kroat, akademikut Andrija Mutnjakovic, kohët e fundit, në nji konkurrencë të rreptë, asht zgjedhë si nji nga 9 ndërtesat e botës që sivjet marrin statusin e “mrekullisë së arkitekturës moderne”, që don me thanë se ka me përfitue nga institucioni prestigjioz Getty Foundation. Ky fondacion asht pjesë e J. Paul Getty Trust, institucionit ma të madh të artit në botë që qëndron mbrapa muzeut Paul Getty. Çdo vit, ekipi i tyne i ekspertëve zgjedh veprat ma të mira të shekullit të XX dhe XXI për t’i ruejt dhe rinovue, raporton Jutarnji.hr.

Vendosja e gurthemelit të Bibliotekës Kombëtare
Vendosja e gurthemelit të Bibliotekës Kombëtare

Mutnjakovici ka fitue “Getty Grant” për mjetet për planin e menaxhimit e të konservimit. Kjo asht ndërtesa e parë në rajon, për të cilin Fondacioni Getty ka “hedh synin” për të nda mjete të tilla. Deri tash, këtë ndihmë e kanë marrë arkitektët me famë botnore, si p.sh. disa vepra të Le Corbusier. Në të njajtën kohë, MoMA prestigjioze po negocion që dokumentimet e ndërtimit të Mutnjakovicit t’i ruejë në muze, ku janë edhe ato të të mëdhajve si Ludwig Mies van der Rohe ose Zaha Hadid.

Mutnjakovici para ca kohësh asht vizitue nga Bekim Ramku dhe Nol Binakaj që e kanë e propozue ndërtesën për këtë çmim.