Lajm i madh për Bibliotekën Kombëtare

Ministria e Kulturës njofton se Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA) ka pranue kërkesën për anëtarësimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, shkruen Gazeta Express.

“Anëtarësimi i BKK “Pjetër Bogdani” në IFLA vlerësohet me qenë jashtëzakonisht i randësishëm, sepse përpos që asht edhe nji bashkëngjitje në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve bibliotekare, ai mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar, shkëmbimin dhe marrjen e përvojave të bibliotekave të shteteve tjera dhe shumë përfitime tjera.” thuhet në komunikatën për media.

Ndërkaq, IFLA, e themelueme në Edinburg me 30 Shtator 1927, ka selinë në Hagë të Holandës dhe njiherëit asht organi kryesor ndërkombëtar që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimeve të informatave ashtu sikurse të përdoruesve të tyne. Asht zani global dhe ma me prestigjioz i profesionit të bibliotekës.