Lajm i madh për shqiptarët e Malit të Zi

Hymja e koalicionit shqiptar “Shqiptarët e vendosun” në kabinetin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, asht përmbyllë me marrëveshjen që Tuzi vitin e ardhshëm me merr statusin e komunës.

Simbas mediave serbe dhe malazeze, i tanë ky tregim ka me u përmbyllë në sesionin pranveror të Kuvendit të Malit të Zi, kështu që Ligji për vetqeverisje lokale ka me u ndryshue, derisa Tuzi ka me pasë autonominë e plotë që me funksionue si komunë.

 

Shqiptarët e Malit të Zi ka ma shumë se dy dekada që kanë kërkue që Tuzi me qenë komunë.

“Komuna e pamvarun e Tuzit asht kërkesë e jona programore që shumë kohë dhe na jemi e vetmja parti shqiptare, e cila në vazhdimësi ka kërkue që kjo me u realizue. Që me arritë deri te ky qëllim, asht dashtë shumë gjana me ndryshue. Duhet me u dijtë kufijtë e komunës, deri ku duhet me u shtrie Malësia”, ka thanë për mediat serbe Mehmed Bardhu, lideri i Lidhjes Demokratike.

Tuzi nga viti i ardhshëm ka me qenë sikur tana komunat tjera në Mal të Zi.