Lajm i mirë, Kosova s’ka me mbetë pa rrymë

KEK

Kosova nuk ka me pasë kollaps energjetik. Ky problem duket se ka me u zgjidhe, mbasi që 12 banorë kanë pranue të shpronësohen në zonën ku planifikohet të krijohet hapsinë për mihjen e qymyrit.

“Asht arrite nji marrveshje me këta banorë. 12 nga ta kanë pranue që të shpronësohen dhe kjo i jep fund kollapasit energjetik”, ka thanë ky burim.

Gjatë ditës së sotme edhe ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thanë se nuk ka hapsinë për panik, mbasi që institucionet përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha masat që të mos ketë pengesa, sa i përket furnizimit me energji elektrike.