Lajm i mirë. Ky asht vendi i Kosovës për të bamit biznis

Raporti i Bankës Botnore për “Të bamit biznis 2017” i publikuem mbramë, konfirmon progresin e arritun nga Kosova në permisimin e mjedisit afarist, tue ngrit rangimin e saj botnor në vendin e 60’të nga vendi i 64 sa asht rangue me revidimin e raportit të maparshëm.

Kështu u tha në konferencën për media në të cilën u shpalosen hollësitë e raportit të BB nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministrja e MTI, Hykmete Bajrami.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vlerësoi nalt raportin e Bankës Botnore për Kosovën.

Mustafa tha se objektiv kryesor i Qeverisë asht zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Në shpalosjen e raportit “Të bamit biznis 2017” ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se Qeveria ka marrë shumë seriozisht përmisimin e ambientit të biznisit.

Simbas Bajramit janë disa indikatorë që ka pasë përmisim, fillimi i biznisit, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, etj.

Në lidhje me stagnimet në disa fusha, Bajrami tha se me qellim që të këtë permisim në disa fusha asht ngrit Task Forca ku janë të involvueme disa ministri.

Lidhun  për çashtjen e energjisë elektrike Bajrami beson se zgjidhja ka me u ba me kompaninë “Countur Global” për ndërtimin e Kosovës së Re.

Ministrja Bajrami po ashtu tha se këtë vit ka ranie të investimeve simbas së cilës  në periudhën Kallnor- Korrik janë shenue 122 milionë euro investime.

Për këtë Bajrami ja len fajin krizës politike.