Lajm i mirë nga KEDS

KEds-kosova1

KEDS’i dje ka dërgue njoftimin për media, përmes të cilit njoftonte për ndërpremje të planifikueme të energjisë elektrike në 7 komuna me arsyen e mirëmbajtjes së rrjetit dhe reduktimet kanë me zgjatë nga 4 orë, gjithsecila pamvarësisht punimeve që kishin me u krye në të.

Njoftimi ka qenë publik edhe në faqen e internetit të KEDS’it ku publikohen tana mirëmbajtjet.

Mirëpo, sot kjo nuk ka ndodhë dhe njoftimi për reduktime të planifikueme asht fshi nga faqja e KEDS.

keds-reduktimet-28-nentor

Njoftimi i KEDS’it për mirëmbajtje me 28 Nandor

i-fshin-kedsi-mirembajtjet

 

Fshimja e tana mirëmbajtjeve

Më 25 Nandor ZRRE ka marrë nji vendim ku e obligon KEDS’in që m’i ndal menjiherë mirëmbajtjet e rrjetit për shkak se nji hetim preliminar kishte konstatue se KEDS’i ka manipulue me mirëmbajtje tue aplikue reduktime të gjata.