Lajm i mirë për pensionistët. Qeveria miraton rritjen e pensioneve!

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftue se Qeveria e Kosovës ka miratue vendimin për rritjen e pensioneve kontributdhanëse.

Pensioni ma i ulët do të jetë 158 euro, ndërsa pensioni për ata që kanë punue me shkolla të mesme do të jetë 172 euro.

Ky asht njoftimi i ministrit Abrashi në Facebook:

Të dashur pensionistë, të dashur qytetarë dhe miq,

Qeveria e Kosovës sapo miratoi vendimin për rritjen e ndjeshme të pensioneve kontribut dhënëse.

Sipas këtij vendimi, pensioni më i ulët do të jetë 158 euro, pensioni për ata që kanë punuar me shkolla të mesme do të jetë 172 euro, pensioni për të gjithë ata që e kanë pas shkollimin e lartë do të jetë 186 euro dhe pensioni për ata që kanë pasur arsimimin superior, përkatësisht diplomat e fakultetit, do të jetë 230 euro.

Kjo është një rritje evidente, mesatarisht rreth 33 për qind.

Me këtë rritje, përfundimisht pensionistët mund të bëjnë jetë më të dinjitetshme.

Urime!