Lajm i mirë për veteranët, qe kur i marrin pensionet!

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë me u ballafaque me vonesa në marrjen e pensionit.
Kjo si pasojë e mungesës së buxhetit mbasi Qeveria thotë se rritja e numrit të veteranëve ka shkaktue probleme në buxhetin e Kosovës që ka qenë i dedikuem për veteranët.

Vonesa në marrjen e pensionit të veteranëve kanë edhe për muejin Nandor mbasi Ministria e Financave ende nuk i ka transferue mjetet financiare në skemën e pensioneve për veteranët.

Mirëpo, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thanë për Zëri se pensionet e veteranëve do të dalin këto ditë, mbasi që tashma kanë ba kërkesë në Ministrinë e Financave për me i transferue mjetet financiare në skemën e veteranëve.

“E kam dërgue në Ministrinë e Financave nji shkresë për transfer të mbrendshme, që do të thotë skema ku kemi mjete për me i transferue në skemën e veteranëve. Dhe, po presim që këto ditë me u ba pagesa për muejin Tetor”, ka thanë ministri Abrashi.

Vonesa në pagesën e pensioneve kishin edhe për muejin Shtator, mbasi numri i veteranëve ka shkue në mbi 28 mijë, të cilët marrin pensione e për të cilët Qeveria nuk kishte planifikuar buxhet.