Lajm i mirë, prej 1 Tetori fillon ribursimi i kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftue qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskal për tremujorin e tretë 2016.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal  fillon nga data 01 Tetor 2016 deri me 31 Tetor 2016.

Aplikacioni duhet me u plotësue në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës, www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Vetëm mbasi të keni aplikue, përmes këtij aplikacioni, ju keni me muejt me i dorëzue fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.

Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bahet prej dates 01 Tetor 2016 deri me 04 Nandor 2016.