Lajm i mirë vjen për studentët që kanë aplikue për konvikt!

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall nesër rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për këtë vit.

Siç njoftohet nëpërmjet nji komunikate për media në konkursin i cili ka zgjat dhetë ditë kanë aplikue 7157 studentë.

“Kapaciteti për banim në konvikte asht rreth 3600,kurse kapaciteti për shujta në mensë asht 5000”, thuhet në komunikatën e dërgueme nga Qendra e Studentëve.