Lajm i randësishëm nga Brukseli për diplomat

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian asht mbajtë takimi tre palësh për zbatimin e marrëveshjes së arritun më 10 Kallnor 2016, e cila parasheh fillimin e njohjes së diplomave.

Në këtë takim, delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuem nga ministrja Edita Tahiri, kryenegociatore, raportoi pregaditjet për zbatimin e kësaj marrëveshje si dhe mirëpriti faktin që BE ricaktoi organizatën SPARK për administrimin e procesit të aplikimit për certifikim të diplomave, raporton lajmi.net.

Po ashtu, u vlerësue përcaktimi i mekanizmit të BE’s për certifikimin e diplomave, të cilat mandej të dyja shtetet obligohen t’i pranojnë në bazë të marrëveshjes. Në takim, po ashtu edhe pala serbe dha nji raport për pregaditjet rreth zbatimit të marrëveshjes.