Lajm për imamët e denuem në Shqipni, çka ju bllokue tash atyne!

Jo vetëm denim me burg, por edhe bllokim të çdo transaksioni bankar dhe notarial në Shqipni dhe vendet e Kombeve të Bashkueme.

Ky asht vendimi ma i fundit i marrë ndaj 8 prej 9 imamëve të denuem nga Gjykata e Krimeve të Randa për akuzën e terrorizmit në Shqipni.

Me anë të vendimit nr 796 datë 2/11/2016, qeveria shqitare i kerkon Ministrisë së Drejtësisë, bankave dhe autoritetit të mbikqyrjes financiare me zbatue këtë vendim.

Në vendimin në fjalë, në listë janë perfshirë Genci Balla, Bujar Hysa, Gert Pashja, Astrit Tola, Verdi Morava, Zeqir Imeri, Edmond Balla dhe Fadil Muslimani.

Ndërkohë i vetmi që asht përjashtue nga kjo listë asht Orjon Reci, raporton Report TV.

Me anë të këtij vendimi, këta shtetas humbasin të drejtën me shitë apo ble prona, hapin llogari bankare për me krye transfere apo pranue pare nga persona të tretë.

Më 3 Maj 2016, 9 persona të vetëshpallun imam u denuen me burgim nga 5 deri në 25 vjet, ndërsa këto denime ata i apeluen tue kerkue pafajësi.