Lajm për Qeverinë, ministria e Integrimit mbetet, e Diasporës dhe e Dialogut shuhen!

Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij mueji pritet me ju nënshtrue procesit të riformatimit.

Kështu ka paralajmërue për gazetën “Epoka e re”, kryeministri Isa Mustafa.

Ai ka vlerësue se këto ndryshime janë të nevojshme dhe i kontribuojnë rritjes së efikasitetit të dikastereve qeveritare.

Burime të gazetës mbrenda koalicionit qeverisës kanë ba me dije se procesi i riformatimit ka me prekë Ministrinë e Diasporës, Ministrinë e Dialogut dhe disa ministri të tjera.

Ndërkaq Ministria e Integrimit Europian nuk do t’i nënshtrohet këtij procesi, mbasi ndërkombëtarët kanë sugjerue me mbetë.

Ministri i ri i Integrimit Europian ka me mbajtë edhe postin e zavendëskryeministrit.