Lajm prej Turqie, arrestohen edhe 103 profesor universitar!

Prokuroria e Turqisë ka dhanë nji urdhënarrest për 103 profesorë universitarë në Stamboll në kuadër të hetimit në cakun e të cilit ishin përkrahësit e imamit Fethullah Gulen.

Ankaraja e akuzon Gulen’in që e ka organizue grusht-shtetin e pasuksesshëm në Korrik në Turqi, gja që ai e demanton.

Gazeta turke “Hürriyet” publikoi në web faqen e vet se tashma 70 profesorë janë arrestue në bastisjet e njikoshme nëpër krejt qytetin.

Bastisjet po i kryen nga pjestarë të policisë për luftë kundër krimit t’organizuem.