Lajm që ju befason, çka i dhuroi kryetarja e Sarandës Thaçit! (foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në nji takim me kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka si dhe nji grup të përfaqësuesve të bizniseve të ndryshme nga Shqipnia ka kërkue nga biznismenët me investue në Kosovë.

Florjana Koka gjatë takimit e ka personifikue Hashim Thaçin me tiparet e ullinit që simbas saj janë fisnikënia dhe paqja.

Zyra për medai njofton se Presidenti falënderoi kryetaren Koka për mikpritjen e perzemërt dhe tradicionale të turistëve nga Kosova.

Thaçi ka thanë se bashkëpunimi strategjik ndërmjet dy shteteve duhet me qenë ma dinamik edhe në fusha të tjera.

“Shqipëria asht partneri ynë i natyrshëm strategjik. Due me pa ma shumë biznise të Shqipnisë në Kosovë dhe anasjelltas. Na duhet nji dinamikë e re në shkëmbimet tregtare”, ka thënë presidenti.

Ai ka inkurajuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që të investojnë në Kosovë në sektorë të ndryshëm, duke kontribuuar kështu në zhvillimin ekonomik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ka shpreh mirënjohje për qytetarët e Kosovës që edhe këtë vit kanë kalue pushimet në bregdetin shqiptar.

Në fund, kryetarja e Sarandës i ka dhurue presidentit Thaçi nji pemë ullini.

“Kjo asht nji bimë fisnike dhe e paqes. Ju përfaqësoni të njajtat tipare”, ka thanë ajo, tue i dhurue presidentit bimën e ullinit.

 

2-thaci-saranda

 

3-thaci-saranda