Lajm qe ju befason: Ky asht njeriu qe perjetoi argëtimin ma të madh për Trump’in!

Kryeministri djathtist i Hungarisë, Victor Orban, ka thanë se tue e shikue Donald Trumpin teksa fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA, e ka përjetue argëtimin ma të madh në nji kohë të gjatë.

Orban ka folë sot për shpresat e mëdha që i mban për ndryshimet që kanë  me u ba në SHBA mbas zgjedhjeve.

Zgjedhja e Trumpit, thotë ai, mundet me shenue nji kthesë të randësishme.

Tue qendrue në Serbi, Orban ka thanë: “Mjaft jemi ligjërue dhe nuk kemi qenë në gjendje me shfaq opinionet tona për shkak se druhemi se mundemi me u paragjykue moralisht.”

Ai shpreson se tash ka me u lirue nga kjo gja.

Në të kaluemen, Orban e ka lavdue Trumpin për qendrimin e tij të ashpër ndaj emigracionit.

Edhe qeveria e Orban asht perballë me kritika për shkak se ka ndërtue nji rrethojë me gjemba pergjatë kufinit me Serbinë, në përpjekje për me ndalë fluksin e emigrantëve.